Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i 33-vjeçarit: Autorët erdhën edhe në mort

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj në fshatin Dragoç të Shkodrës, ka shpërthyer në akuza dhe dyshime të reja lidhur me vrasjen e të birit. Në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur”, Fatmir Mataj ka treguar detaje të reja, duke hedhur poshtë disa akuza dhe duke ngritur dyshime mbi shkaqet e vrasjes.

Mataj ka shprehur trishtimin e tij për ngjarjen dhe ka treguar se autorët e vrasjes, Arjoni dhe Klismani, ishin shfaqur në mortin e të birit, dhe tha se nëse do ta kishte ditur të vërtetën, do të kishte varrosur të tre ata së bashku me Ramazanin. Sipas tij, akuzat e Armela Hasajt, e cila e kishte akuzuar Ramazan Matajin për prishjen e dy martesa dhe për shtantazh, janë të pasakta dhe të pavërteta.

Mataj gjithashtu ka hedhur dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur kundrejt një pagese dhe se autorët mund të kenë kryer vrasjen për një arsye financiare. “Kam dyshime të tjera, se e kanë vrarë edhe me lekë,” tha ai, duke shtuar se ndihmuan në situata të tilla që mund të kenë përfshirë edhe një ekzekutim të porositur.

Babai i Ramazan Matajit e ka cilësuar ngjarjen si një tragjedi të madhe, duke akuzuar autorët se po përpiqen të përfitojnë nga vdekja e të birit. “Ata duan të përfitojnë prej djalit tim,” shtoi ai, duke akuzuar ata për përpjekje për të nxitur akoma më shumë dhimbje dhe acarim në familje.

Ky incident tronditës ka nxitur reagime të forta në Shkodër dhe më gjerë, duke hapur pyetje të mëdha mbi motivet e kësaj vrasjeje dhe rolin e autorëve të dyshuar në këtë krim të rëndë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here