Vrasja e gruas në Pejë: Protestohet dhe kërkohet të shpallet gjendje emergjente

Vrasja që ndodhi sot në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre. Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë në banesën e tyre.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë protestuar sot në Prishtinë dhe kanë kërkuar të shpallet gjendje emergjente.

Një prej personave të parë që reagoi në lidhje me rastin, gazetari Adriatik Kelmendi, ka kërkuar krijimin e një task force që të merret me ata që bëjnë thirrje për vrasje dhe krime ndaj gruas me komente në rrjete sociale.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

Ndërkohë, fjalimin e tij në forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka nisur me disa fjalë për këtë rast.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here