“Vizitova kufirin tokësor Itali-Turqi”- Ish-ministrja britanike bën gafën e rëndë

Ish-ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, është përballur me kritika të ashpra pasi bëri një lapsus të rëndë gjatë një interviste për radion LBC. Teksa fliste për emigracionin, ajo deklaroi se kishte vizituar një mur të ndërtuar nga Italia në kufirin tokësor me Turqinë për të frenuar ardhjen e emigrantëve.

Në deklaratën e saj, Braverman tha: “Italia ka përforcuar kufijtë e saj. Ata ndërtuan një mur. Unë shkova ta shikoja atë mur. Ata ndërtuan një mur në kufirin tokësor midis Italisë dhe Turqisë. Ata kanë dronë, automjete të blinduara dhe ushtarë. Shifrat që kalojnë atë kufi kanë rënë.”

Deklarata e ish-ministres konservatore nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit ironizuan kufirin inekzistente mes dy vendeve që ndodhen qindra kilometra larg.

Pas kritikave të shumta, Braverman pranoi gabimin e saj përmes një postimi në platformën X, ku tha se e kishte ngatërruar Italinë me Greqinë.“E shkëlqyeshme të bashkohesha me LBC këtë mëngjes. Faleminderit për diskutimet e shkëlqyera mbi barkat e vogla, Izraelin dhe politikat arsimore të Laburistëve. Dhe, padyshim, kisha parasysh kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë, të cilin e vizitova dhe ka qenë shumë i suksesshëm!”

IncidBraverman, u shkarkua nga posti i ministres së Brendshme nga kryeministri Rishi Sunak, teksa ishte në qendër të polemikave për qëndrimet e saj mbi emigracionin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here