Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të do të zhvillojë një vizitë zyrtar në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjithashtu mësohet se ai do të zhvillojë edhe një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. Sipas axhendës, kryeministri do të mbajë edhe një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
