Policia, në kuadër të aktiviteteve të rregullta në ofrimin e sigurisë në trafik, identifikimin e kundërvajtësve si dhe parandalimin e aksidenteve, ka ndërmarrë veprime policore ndër të cilat edhe përdorimin e automjeteve inteligjente, të cilat ndihmojnë në identifikimin më të lehtë të kundërvajtësve. Automjetet inteligjente mundësojnë që edhe gjatë patrullimit-lëvizjes, përveç tejkalimit të shpejtësisë, të identifikojnë edhe kundërvajtje të tjera të ndryshme.
Njësitë policore në katër komunat veriore janë përkujdesur në lirimin e hapësirave publike (rrugë dhe trotuare) nga parkingjet e parregullta, me qëllim mundësimin e lirë dhe të papenguar të automjeteve dhe këmbësorëve.
Gjithashtu Policia është përkujdesur në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë pranë shkollave, me qëllim që nxënësit të jenë më të sigurt gjatë shkuarjes dhe kthimit nga shkolla.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë në vazhdimësi rregullat në trafik.