Vetëvendosje e shpalos planin, ura kryesore mbi Ibër që po mbahet e mbyllur do të “rrethohet” me dy ura të reja

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi se si do të duken dy urat e reja që pritet të ndërtohen mbi Ibër.

VV ka thënë se ky projekt do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbëjë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit.

“Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.”

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here