Veterani i Luftës së Dytë Botërore shkatërron një Tesla me tank

Protestat dhe kritikat kundër Teslas dhe themeluesit të kompanisë Elon Musk kanë qenë të pranishme për një kohë të gjatë, shitjet e automjeteve elektrike kanë rënë ndjeshëm në tregjet kryesore globale dhe një nivel i ri proteste u demonstrua nga një veteran 98-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për britanikun e njohur si Ken, i cili kritikon Musk dhe e akuzon për promovim të ideve fashiste.
Kështu ai vendosi të shprehë qëndrimin e tij në një mënyrë shumë publike dhe brutale.

Në një video të postuar në YouTube, Ken tha se e kujton fashizmin dhe beson se ai po kthehet, përcjell Telegrafi.

“Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, përdor fuqinë e tij të madhe për të mbështetur të djathtën ekstreme në Evropë dhe paratë e tij vijnë nga shitja e veturave Tesla”, tha ai.
Për të dërguar një mesazh të qartë dhe për të shprehur qëndrimin e tij, Ken ka drejtuar një tank Sherman, i cili është përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi një Tesla Model 3.

Videoja duket se është filmuar në një fushë britanike dhe vetura kishte targa me fjalët “fashizëm”.

Në vetëm pak sekonda, tanku historik u ngjit mbi veturë dhe e shkatërroi atë.

Ndryshe, pavarësisht opinioneve dhe pikëpamjeve, Model 3 është një nga veturat më të sigurta të prodhimit në treg, por asnjë test përplasjeje nuk mund ta përgatisë atë për një tank.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here