Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor – çka do t’i shpëtonte këto shtete

Gazetarja Annie Jacobsen, autorja me librat më të shitur në New York Times dhe finaliste e Çmimit Pulitzer 2016, u shfaq së fundmi në një podcast të CEO-ve.

Ajo ka shpenzuar vite duke hulumtuar pasojat e mundshme të një apokalipsi bërthamor që, thotë ajo, “do të vriste rreth pesë miliardë njerëz në 72 orët e para”.

Jacobsen thekson se tre miliardë njerëzit e mbetur do të përballeshin me vështirësi të jashtëzakonshme.

“Dimri bërthamor, si pasojë e parashikuar e luftës globale, do ta bënte pothuajse të pamundur prodhimin e ushqimit. Shumica e botës, sigurisht gjerësitë e mesme, do të mbuloheshin nga një shtresë akulli. Iowa ose Ukraina do të ishin nën borë për 10 vjet”, tha gazetarja.

Pasojat e një dimri bërthamor do të ishin fatale për shumicën e njerëzve, shtoi ajo, raporton dailymail.

“Bujqësia do të dështonte dhe kur bujqësia dështon, njerëzit vdesin. Përveç kësaj, shtresa e ozonit do të dëmtohej aq shumë sa njerëzit do të duhej të jetonin nën tokë dhe do të ketë helmim nga rrezatimi”, pohoi gazetarja.

Gazetarja amerikane zbulon se çfarë i tha profesori Brian Thune, ekspert i klimës dhe atmosferës, i cili ka studiuar/modeluar ndikimet e luftës bërthamore.

“Të vetmet vende që mund të mbështesin realisht bujqësinë, pas dimrit bërthamor, janë Australia dhe Zelanda e Re”, vuri në dukje ajo.

Megjithatë, studiuesit besojnë se do të ketë grupe të izoluara të të mbijetuarve në disa vende të planetit edhe në skenarët më pesimistë.

Australia dhe Zelanda e Re janë vende me sektorë të fortë bujqësor dhe ndoshta më të sigurta se Hemisfera Veriore, ku do të ndihej ndikimi i një lufte bërthamore.

Jacobsen beson se bunkerët e ndërtuar nga miliarderët në SHBA dhe në botë do të ishin të dobishëm për sa kohë që ata kanë një burim energjie.

“Çfarë do të bëjnë kur burimi i energjisë të thahet, si karburanti për gjeneratorët? Pastaj do të duhet të dalin jashtë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here