Vdes veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerkin Krasniqi

Ka vdekur Qerkin Krasniqi, kryetari i OVL UÇK-së, dega në Sharr.

Lajmi e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK’së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve”, ka shkruar ai.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot 12.12.2023 në ora 14:00 në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit).

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights