Ka vdekur në QKUK personi që ishte rrëzuar nga një ndërtesë derisa po punonte më 25 shkurt.
Ai ishte rrëzuar në vendin e punës në Lipjan, e më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK.Policia pati arrestuar pronarin e objektit.
“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.