Ka vdekur në moshën 55 vjeçare, Ramë Haradinaj, imam në Xhaminë e re në Stanovc të Epërm.
Njoftimin e kanë bërë familjarët në rrjetin social facebook, shkruan “Jepi zë”.
Varrimi i imamit do të bëhet në kohën e drekës.
Njoftimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!
Njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë sot në moshën 55 vjeqare ndërroj jetë vllau jonë Mulla Ramë (Shefki) Haradinaj IMAM i Xhamisë së re në Stanoc të Epërm.
Lusim Allahun që ta ketë marrë në mëshirën e vet.
Varrimi i vllaut tonë bëhet nesër me namaz të drekës (ora 12:30 min) në Stanoc të Epërm.
Falja e namazit të xhenazes bëhet në varreza pranë Magacinës.