Vdes 36-vjeçari në Leposaviq, rrokulliset me traktor

Një person ka humbur jetën në Leposaviq, si pasojë e një vetaksidenti me traktor.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se viktima është i moshës 36-vjeçare.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 në Leposaviq ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një person i nacionalitetit serb është rrokullisur me traktor”, tha Elshani.

Elshani tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights