Një 23-vjeçare nga Peja ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Qyshk të Pejës.
I dyshuari për aksidentin është A.K.
23-vjeçarja, Z.GJ j ishte goditur pasditen e së martës në zebra.
Ajo ishte nisur për në QKUK, por siç merr vesh Paparaci e njëjta ka vdekur.
Aksidentin në Qyshk të Pejës e kishte konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në magjistralen Pejë – Prishtinë, afër fshatit Qyshk, ku një automjet ka goditur këmbësoren. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe e lënduara po merr trajtim mjekësor në spital. Gjendja e saj është e rëndë,” kishte thënë Gashi.