Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në fshatin Krushevë të Klinës, ku për pasojë i mori jetën dy personave, pasi u përfshinë një furgon dhe treni, raporton Gazeta10.
Mësohet se viktimat janë çifti Fahri dhe Vlora Deçani, të cilët ndërruan jetë në spital.
Lajmin për vdekjen e tyre e ka kumtuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha për Gazeta10 se janë informuar nga mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, që viktimat s’kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.
“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.
“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi.
Gjatë ditës së sotme si pasoj e kësaj vdekjes së çiftit banorët e fshatit Krushovë kanë bllokuar hekurudhën e trenit ku ka ndodhur vdekja.
Burimet e Gazeta10 poashtu kanë treguar se banorët kanë kërkuar vendosjen e laurës në hekurudhë, në këtë ngjarje prezent janë edhe policia e Kosovës të cilët po bisedojn me banorët për t’i bindur ta lirojnë rrugën dhe hekurudhën për qarkullim.
Gazeta10 gjithashtu ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku mund të shihni si më poshtë: