Ushtria izraelite njoftoi se kreu një sulm ajror ndaj komandantit të lartë të krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa burime nga Hamasi konfirmuan se Samir Abu Yunis, komandant i brigadës Rafah, u vra në sulm.
Siç raportohet nga Reuters, duke cituar burime nga Hamasi, Abu Younis ishte komandanti i Brigadës Rafah në krahun e armatosur të asaj organizate palestineze.
Punonjësit mjekësorë deklaruan se Abu Yunis u vra, ndërsa disa persona u plagosën në një sulm ajror që goditi një rrugë në zonën Al Mawasi, në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.
