Ultimatumi evropian për Edi Ramën: Jo kryebashkiak erdoganist në Tiranë!

Gjermania, Franca dhe Holanda i kërkojnë Ramës distancim nga shërbimet turke, ndaljen e financimeve islamike dhe mosvendosjen e një kandidati pro-Erdogan në Tiranë, në të kundërt, integrimi i Shqipërisë do bllokohet…

Bashkimi Europian, nëpërmjet kancelarive kryesore si Berlini, Parisi, Holanda dhe Brukseli zyrtar, i ka dërguar një ultimatum politik Kryeministrit Edi Rama. Kjo nismë vjen si pasojë e qëndrimit të dyfishtë të Shqipërisë mes Perëndimit dhe aleancave turko-arabe, që konsiderohen si rrezik strategjik për vijimësinë e integrimit në BE.

Sipas burimeve diplomatike, pjesë e paketës së ultimatumit është edhe kërkesa për tërheqjen e Shqipërisë nga Organizata e Konferencës Islamike, si dhe ndalimi i çdo përpjekjeje për të rritur ndikimin turk në jetën politike shqiptare. Gjatë një vizite të fundit në Aachen të Gjermanisë, ku Kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u nderua me çmimin “Charlemagne”, Ramës iu bë e qartë se çdo tentativë për të promovuar kandidatë me lidhje direkte me Ankaranë, veçanërisht për Bashkinë e Tiranës, do të konsiderohet një vijë e kuqe nga BE-ja.Në këtë kuadër, BE i ka paraqitur Shqipërisë një plan të qartë veprimi, që përfshin: ndalimin e kontakteve operative mes shërbimeve sekrete shqiptare dhe MIT-it turk, ndërprerjen e financimeve të jashtme që promovojnë agjenda politike ose fetare jo-europiane dhe vënien nën mbikëqyrje të të gjitha strukturave të sigurisë. Sipas këtij plani, vëzhgimi do të kryhet nga Drejtoria e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, e cila do të ketë akses në punën e Policisë, SHISH-it, institucioneve të drejtësisë dhe agjencive të tjera kritike të sigurisë kombëtare.

Prej vitit 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi, BE përmes ONM-së ka monitoruar organet e vettingut. Tani, në fazën e re të afrimit me BE-në, ky vëzhgim do të zgjerohet edhe në sektorët e tjerë të shtetit. Në këtë mënyrë, synohet një pastrim i influencës strategjike turke dhe kthimi i vëmendjes vetëm drejt Perëndimit.

Monitorimi ka nisur që prej një muaji, me mbërritjen e këshilltarëve të rinj gjermanë pranë SPAK, ndërkohë që kanë hyrë në fuqi paketat e reja financiare nga Gjermania dhe Holanda. Fondet evropiane shumëfishojnë ato të SHBA-së dhe përfshijnë mbështetje logjistike, financime për trajnime, si dhe sjelljen e një numri të madh ekspertësh në fushën e financave dhe teknologjisë së informacionit për të mbështetur hetimet anti-korrupsion.

Në këtë kontekst, Edi Ramës i është bërë e qartë se çdo tentativë për të sulmuar publikisht SPAK-un apo institucionet e drejtësisë do të pasohet me bllokadë të procesit të integrimit. Europa nuk kërkon më premtime politike, por prova konkrete për orientimin strategjik të Shqipërisë./Pamfleti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here