U përpoq të shpëtonte telefonin, gruaja ngec mes shkëmbinjve për 7 orë

Një grua është gjetur e bllokuar me kokë poshtë mes dy gurëve të mëdhenj për shtatë orë pasi u përpoq të nxirrte telefonin e saj celular nga një çarje.
Ngjarja ndodhi në Hunter Valley, në veri të Sydney, Australi, dhe u bë e njohur pas publikimit të fotove nga mjekët paramedikë që tregojnë këmbët e saj të zbathura mes shkëmbinjve.
Ajo kishte ngecur për një orë derisa miqtë e saj, pas përpjekjeve të dështuara për ta çliruar, thirrën shërbimet e urgjencës për të ndihmuar në lëvizjen e një guri prej 500 kg.

Mjeku specialist i shpëtimit, Peter Watts, nga Ambulanca e Uellsit të Ri Jugor, tha se kjo ishte një situatë unike në karrierën e tij, duke e përshkruar si sfiduese por shumë shpërblyese.

Ekipi i shpëtimit ndërtoi një “kornizë prej druri të fortë” për të siguruar që asnjë gur të mos lëshonte rrugë, ndërsa ata gërmonin gradualisht drejt hendekut prej tre metrash.

Pas gjashtë orësh punë intensive, ata arritën ta çlirojnë gruan, e cila kishte vetëm gërvishtje dhe mavijosje të vogla.
Megjithatë, telefoni i saj celular mbeti i bllokuar në fund të çarjes.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here