Trump ultimatum Putinit: Ke 1 muaj kohë për armëpushim me Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ishte “shumë i zemëruar” dhe “i zhgënjyer” me Vladimir Putin për kritikat e tij ndaj Volodymyr Zelensky, duke paralajmëruar se ai mund të vendosë tarifa dytësore për naftën ruse nëse Moska është përgjegjëse për dështimin për të arritur një armëpushim në Ukrainë.

Dy ditë më parë Putin bëri thirrje për formimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, një mundësi që mund të largojë Zelensky nga pushteti.

“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Rusinë për të ndaluar gjakderdhjen në Ukrainë , dhe nëse e konsideroj Rusinë si fajtore – që mund të mos jetë – por nëse e bëj, atëherë do të vendosen tarifa. Kushdo që blen naftë ruse nuk do të jetë në gjendje të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara”, theksoi Trump.

Tarifat në shqyrtim variojnë nga 25% në 50% për naftën ruse dhe produkte të tjera të importuara në Shtetet e Bashkuara. Trump vuri në dukje se këto sanksione do të zbatohen brenda një muaji nëse nuk arrihet një marrëveshje e plotë e armëpushimit.

Pavarësisht se theksoi zemërimin e tij, ai përsëriti se mban një “marrëdhënie shumë të mirë” me Putinin dhe se “zemërimi kalon shpejt… nëse bën gjënë e duhur”.Dy liderët pritet të bisedojnë sërish brenda javës, zbuloi ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here