Trump pas takimit me Putin në konferencë: I takon Zelenskyt të vendos, Rusia do paqe

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbyllur takimin e tyre të zhvilluar në Alaskë pas tre orë bisedime me dyer të mbyllura.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e tij për shtyp tha se takimi shkoi mirë dhe në thelb ishte produktiv. Trump theksoi se tashmë i mbetet presidentit ukrainas të vendosë.

“Ishte një takim produktiv, ramë dakord mbi shumicën e pikave përfshirë çështjet e mëdha, për disa të tjera hapëm rrugën për zgjidhje. Tani unë do të telefonoj vendet e NATO-s, presidentin Zelensky, për t’a njoftuar pasi i takon atij për të vendosur dhe për të thënë fjalën e fundit. Falenderoj Sekretarin Amerikan të Shtetit, si dhe të nderuarin Witkoff.

Patëm shumë përfaqësues rusë dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me SHBA-të.

Në këtë aspekt bëmë progres, pasi kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me Putin. Ishim mësuar të dëgjonim rrengun e ndërhyrjes ruse që nuk prodhoi asgjë, por tani si dy vende mund të bashkëpunojmë në fushën e biznesit.

Do të nis të bëj disa telefonata, çështja më e rëndëisshme nuk u arrit sot por është rrugës për t’u arritur”, tha Trump pas takimit me liderin rus.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME