Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi nëpërmjet një postimi në aplikacionin e tij Truth Social, se Kremlini nuk duhet të vazhdojë luftën në Ukrainë pasi sipas tij, është diçka e pakuptimtë.
Trump theksoi se lufta në Ukrainë nuk do të kishte nisur, nëse ai do të ishte President.Ai i bëri thirrje Rusisë që të ‘zgjohet’ në kuptimin që duhet të shikojë realitetin, ku sipas tij, po vriten shumë njerëz të pafajshëm.
“Rusia duhet të shkundet. Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë, një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur, nëse unë do të isha President”, shkroi Trump.