Trump komenton akuzat për luftë me Kinën dhe takimin me Musk në Pentagon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se bashkëpunëtori i tij Elon Musk do të ketë një takim në Pentagon për t’u informuar për një “luftë” të mundshme me Kinën.Trump i quajti akuzat “lajme të rreme” në llogarinë e tij të platformës “Truth Social”, veçanërisht ato të publikuara nga, siç tha ai, “e dështuara (e përditshmja amerikane) ‘New York Times’”, e cila dyshohet se ka paraqitur informacione të pasakta se Musk do të informohej për planet ushtarake që lidhen me Kinën.

“Kina nuk do të përmendet apo diskutohet. Sa e turpshme që mediat e diskredituara të sajojnë gënjeshtra të tilla. Historia është krejtësisht e rreme”, shkroi Trump.

Sipas raportimeve të mediave, të cilat u konfirmuan nga zyrtarë amerikanë menjëherë pas publikimit, Pentagoni planifikoi të zhvillonte një takim me Musk sot, i cili do të fokusohej në planet ushtarake në rast të një lufte me Kinën.Megjithatë, menjëherë pas publikimit të lajmit në New York Times, zyrtarët e Pentagonit dhe Trump mohuan se takimi kishte lidhje me Kinën.

Nuk është e qartë nëse ai takim do të zhvillohet.

Nëse do të ndodhte, mediat theksojnë se do t’i jepte Musk akses në disa prej sekreteve ushtarake më të ruajtura.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME