Trump bisedë telefonike me Zelenskyn: Jemi në rrugën e duhur

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyn. Vetë Trump shkruan në rrjetet e tij sociale se biseda ka shkuar shumë mirë.Ai tha se bisedimet kanë qenë në rrugën e duhur ndërsa shton se pikat e diskutuara do të bëhet publike shumë shpejt.

“Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Zgjati rreth një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e djeshme me Presidentin Putin, me qëllim që të harmonizohen kërkesat dhe nevojat e Rusisë dhe Ukrainës. Jemi në rrugën e duhur dhe do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Ëaltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të bëhet publike së shpejti”,-shkruan Trump.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here