Donald Trump thotë se bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë “në dy ditët e ardhshme”, por Teherani thotë se nuk ka “asnjë informacion” për ndonjë marrëveshje për një takim të dytë.
“Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar.
E konsideroj shumë pranë fundit”, ka thënë presidenti amerikan.
“Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë në dy ditët e ardhshme, por po mendojmë për një vend tjetër që të mos jetë Pakistani”, vijoi ai.
