Tjetër incident në Nju Jork, rrëzohet avioni me 6 persona në bord

Një avion i vogël me gjashtë persona në bord u rrëzua të shtunën pasdite në një fushë me baltë rreth 80 kilometra në jug të Albany-t nw shtetin e Nju jorkut, duke shkaktuar të paktën një viktimë të konfirmuar, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA) dhe Zyrës së Sherifit të Qarkut Columbia.

Avioni, i tipit Mitsubishi MU-2B, u rrëzua rreth orës 12:15 pasdite me orwn lokale në zonën rurale të Copake, pranë kufirit me shtetin Massachusetts. Sipas autoriteteve, aeroplani ishte nisur për në Aeroportin e Columbia County, afër qytetit Hudson, NY.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende numrin e plotë të të lënduarve apo viktimave të mundshme. Ekipet e emergjencës po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të lagësht dhe borës që ka përfshirë zonën.

Shkaku i rrëzimit nuk është bërë ende i ditur. Hetuesit nga Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB) pritet të mbërrijnë në vendngjarje dhe të japin më shumë informacion gjatë së dielës.Dy ditë më parë një helikopter turistik u rrëzua në lumin Hudson, duke i marrë jetën të gjashtë personave në bord. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, pranë Pier 25, midis rrugëve West dhe Canal, një zonë e njohur turistike në Manhattan.

Sipas autoriteteve, në bordin e helikopterit të tipit Bell 206 ndodheshin piloti dhe një familje turistësh nga Spanja, dy të rritur dhe tre fëmijë. Fatkeqësisht, askush nuk mbijetoi nga aksidenti.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here