Një person është therur me thikë sot në Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo.