Në Goli të Malit të Zi, ku ka qenë epiqendra e tërmetit (në fshatit Çaragje) janë shkaktuar dëme materiale.
Siç raporton sot gazeta malezeze Vijesti në versionin online të saj, ka shumë çati të dëmtuara dhe shtëpi të çara.
Po ashtu, në rrugën Nikshiq – Kërstaç ka disa rrëshqitje të dheut.
Për shkak të rrëshqitjes së tokës, e cila është shkaktuar nga tërmeti, rruga drejt pikës kufitare Krstaç (mes Malit të Zi dhe Bosnjës) ka qenë e mbyllur për qarkullim deri në orët e para të mëngjesit. Banorët lokale e kanë pastruar rrugën për të bërë të mundur kalimin e zyrtarëve policorë.
Rrëshqitje të dheut ka pasur edhe në disa pjesë të rrugës lokale në Goli. Në Golijë jetojnë përgjithmonë rreth 130 amvisëri.
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në orën 04:06 minuta mëngjesin e të enjtes.
Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji njoftoi se epiqendra ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.