Temperatura e asfaltit arrin deri në 58 gradë celcius

Gjelbërimi dhe prezenca e drunjve po e bëjnë diferencën në përballim të vapës së këtyre ditëve në Prishtinë.

Dhe dallimi, sipas një pajisje që e matë temperaturën rrugore, është mbi 20 gradë.

Temperatura mesatare që duhet të ketë asfalti është 32 gradë celsius.

Dyfishimi i temperaturës së rrugëve, sipas ekspertit të komunikacionit Bekim Ahmeti, ndikon negativisht në shumë aspekte.

“Këtu po shihet edhe zbathur të ecësh t’i sos këmbët…natyrisht vjen deri te dëmtimi i rrugës, por edhe të nxehtësia e gumave të cilat munden me përlcit, nxehtësia e motorit…”, tha Ahmeti.

Prandaj, ambientalistët thonë se mungesa e hapësirave më gjelbërim po konsiderohet një prej arsyeve pse rrugët kalojnë nxehtësinë mesatare.

“Mungesa e tyre bënë që rrezet e diellit të depërtojnë direkt në tokë nuk ka pjesë ku mund t’i ndalë rrezet e dëmshme…ta absorbojnë”, tha Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”.

Për t’i ikur valës së të nxehtit, Ministria e Infrastrukturës nga sot ka kufizuar orarin e qarkullimit të mjeteve të rënda deri në 7.5 tonë.

Kështu, gjatë pikut të vapës, nga ora 11:00 e deri në 17:00, ndalohet qarkullimi i tyre në rrugët rajonale e nacionale.

Ndërkaq, sipas Institutit Hidrometeorologjik, edhe gjatë javës së ardhme, vendi do të përballet me temperatura të larta deri në 38 gradë celsius. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here