“Tejkaloi çdo autoritet”- Gjykata tregtare amerikane bllokon tarifat e Trump

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump, në një goditje të madhe për një pjesë kyçe të politikave të tij ekonomike.

Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare vendos se ligji i emergjencës i thirrur nga Shtëpia e Bardhë nuk i jep presidentit autoritet të njëanshëm për të vendosur tarifa për pothuajse çdo vend

Gjithashtu bllokon taksat e veçanta që SHBA-të i vendosën Kinës, Meksikës dhe Kanadasë.

Çfarë dimë për vendimin.

Gjykata Amerikane e Tregtisë Ndërkombëtare thotë se Trump tejkaloi autoritetin e tij – duke përdorur një ligj federal të emergjencës ekonomike të vitit 1977.

Megjithatë, ligji nuk i specifikon tarifat si një mjet në dispozicion të presidentit për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga kërcënimet ekonomike.

Trump i përdori kompetencat e saj gjithsesi, duke thënë se nevojiteshin veprime drastike.

Gjykata u pajtua me një grup biznesesh dhe një koalicion zyrtarësh shtetërorë që kishin ngritur dy padi të ndara. Gjykata vendosi se ligji “nuk e autorizon” presidentin të përdorë ligjin e fuqive të emergjencës për të nxjerrë tarifa.

Vendimet mund të apelohen në Gjykatën e Apelit të SHBA-së për Qarkun Federal në Uashington, DC, dhe në fund në Gjykatën Supreme të SHBA-së. Shtëpia e Bardhë paraqiti shpejt një njoftim apeli.

Brenda pak minutash, administrata Trump paraqiti një ankesë, duke thënë: “Nuk është detyrë e gjyqtarëve të pazgjedhur të vendosin se si të adresojnë siç duhet një emergjencë kombëtare”.

Pra, nuk do të ketë ndryshime në kufi ende, ndërsa vendimi kalon nëpër procesin e apelimit. Padia u ngrit në emër të pesë bizneseve të vogla që importojnë mallra nga jashtë vendit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here