Në edicionin e fundit të emisionit Kojshia Show, mysafirë kanë qenë bashkëluftëtari i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Xhemë Kodra, si dhe kryetari i Iniciativës Qytetare për Skenderajn, Sokol Halili. Gjatë kësaj paraqitjeje, Xhemë Kodra ka ndarë një rrëfim të bujshëm për opinionin e gjerë rreth thirrjeve që Adem Jashari ua kishte bërë bashkëluftëtarëve që ndodheshin jashtë Kosovës në prag të luftës.
Sipas rrëfimit të Xhemë Kodrës, në momentet vendimtare për vendin, Komandanti Legjendar Adem Jashari kishte kontaktuar përmes telefonit bashkëluftëtarët që ndodheshin jashtë kufijve të Kosovës, duke u kërkuar të kthehen në atdhe për t’iu bashkuar luftës.
Megjithatë, sipas dëshmisë, asnjëri nga ata që ndodheshin jashtë vendit nuk iu përgjigj pozitivisht thirrjes për t’u kthyer.
Nga ana tjetër, përjashtim bënin dy figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha – Sandokani dhe Ilaz Kodra, të cilët ishin të gatshëm dhe ndodheshin në terren pranë komandantit, duke qenë gjithmonë aty në mbrojtje të vendit pa pasur nevojë për thirrje nga jashtë.
Kjo dëshmi hedh dritë mbi organizimin e hershëm të UÇK-së dhe rolin e heronjve që mbajtën frontin brenda vendit.
Për me.shu shikojeni videon në vazhdim:
