Tarifat e Tramp, pritet rritja e madhe e çmimit të iPhone në Amerikë

Njoftimi i tarifave të reja nga Donald Trump javën e kaluar po shkakton dhimbje koke në Cupertino, selia në Kaliforni e gjigantit Apple.Prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve elektronike të konsumit, i cili mbështetet shumë në Azi për të prodhuar iPhone, Mac, AirPods dhe iPad, do të goditet rëndë nga rritja e barrierave të importit të shpallura nga presidenti amerikan.

Produkti kryesor i Apple është “I projektuar në Kaliforni” por “i montuar në Kinë”.Sipas Evercore ISI, 80% e kapacitetit të prodhimit të iPhone është në Kinë dhe 90% e iPhone-ve janë montuar në atë vend. Pekini është deri tani zona më e prekur në luftën tregtare të nisur nga Donald Trump, me tarifa që mund të arrijnë deri në 54% për produktet e importuara.

Në një analizë thuhet se çmimi i një iPhone të ri në SHBA mund të hidhet në 2300 dollarë për shkak të tarifave të reja.Çmimi i prodhimit të vetë iPhone 16 u rrit, versioni 256 GB do të shkonte nga 550 në të paktën dollarë amerikanë, sipas analizave të ekspertëve.

Tarifat e Trump mund të rrisin çmimet e iPhone me 44% – pra nga 1,599 dollarë në 2,300 dollarë për Pro Max.

CNBC raporton se iPhone 16 fillimisht mund të kushtojë 350 dollarë, por çmimet me siguri do të “shpërthejnë”.

Një ekran i prodhuar në Korenë e Jugut kushton saktësisht 37.97. Bateria nga Kina 4,10 dollarë. Një modem korean 5G kushton 26,62, memoria 21,80, ruajtja e prodhuar në Japoni 20,59 dhe një kamerë japoneze 126,95. Këllëf iPhone nga Tajvani 20.79, dhe të gjithë komponentët e tjerë 200 dollarë e gjashtë cent.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here