Kreu i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka lejuar vendosjen e një tabele drejtimi për në Pejë me simbole shtetrore të Serbisë. Megjithatë, në tabelë figuron mbishkrimi “Republika e Serbisë”. Kjo ka shkaktuar shqetësim te komuniteti shqiptar i kësaj zone. Piktorja dhe poetja Kaltrina Hoti ka reaguar përmes një postimi publik në profilin e saj në Facebook.
“Lejimi i kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, për të vendosur një tabelë që tregon se Peja qyteti i Kosovës qenka pjesë e Serbisë ka krijuar një klimë të rrezikshme tensioni etnik në atë zonë.
Shenja, e cila sugjeron se Mali i Zi miraton pretendimet e Serbisë mbi Kosovën, nuk është vetëm fyese për popullatën minoritare shqiptare në Mal të Zi, por gjithashtu rrezikon të thellojë ndarjet etnike dhe mund të çojë në trazira”, ka shkruar ajo.
Korrespodenti