Syri i Sheganit, perla natyore që po tërheq të huajt në Shqipëri

Syri i Sheganit në Malësi të Madhe është një vend tërheqës me bukuri të jashtëzakonshme, me ujin e freskët dhe të kristaltë i cili buron nga thellësia e tokës.

Ka disa vite që është kthyer në në destinacionin ideal për të kaluar një ditë ndyshe plot me adrenalinë.

Historiani nga Malësia e Madhe, Gjokë Luli tregon se të huajt e frekuentojnë në masë këtë vend, i cili për nga historia është shumë i veçantë.

“Gjithmonë janë interesuar për syrin e Sheganit, edhe kohë më parë. Kanë arshur edhe e kanë studiuar edhe shtete të tjera. Të huajt vijnë me makina, kalojnë natën aty, marrin ushqim dhe është është një vend që tërheq shumë vizitorë”, tha ai.

Syri i Sheganit del nga çarjet e shkëmbinjve gëlqerorë në afërsi të liqenit të Shkodrës.

“ E mer emrin Syri i Sheganit pasi ka formën e një syri të njeriut. Në formë të rrumbullaket me një thellësi prej 75 metra”, tha Luli.

Për vizitorët ofrohen gjiro me varka në hapësirën ujore të liqenit ndërsa gatimet tradicionale të zonës janë të gjitha bio./RTSH

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here