Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 10.05.2024 – 06:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.