Sulmi i Iranit ndaj Izraelit alarm për SHBA-në, Biden takohet me udhëheqësit e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të tij nga Delaware, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Biden, sipas CNN-së, u informua gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme më herët nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës këshilltari kryesor i sigurisë kombëtare Jon Finer, tha Shtëpia e Bardhë, përcjell Gazeta Insajderi.

Shtëpia e Bardhë shtoi se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Charles Q. Brown do të jenë në takim në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Sullivan dhe Finer.

Nënpresidentja Kamala Harris dhe shefi i stafit të Biden, Jeff Zients “do të marrin pjesë me video-thirrje”, tha Shtëpia e Bardhë.

Irani nis sulmin ndaj Izraelit

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here