Sorensen pas takimit me Kurtin: U takon palëve ta përcaktojnë nëse nevojiten kompromise në dialog

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se me kryeministrin Albin Kurti foli për “mënyrën se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara”.

Ai para mediave pas takimit me kryeministrin Kurtin, tha se ishte ‘një fillim i mirë’.

I pyetur lidhur me objektivat, ai tha fillimisht se objektivi është “që procesi të vazhdojë dhe të ecë përpara”, që ai të flasë me njerëzit dhe t’i shoh pozicionet e tyre.Diplomati danez tha se “u takon palëve ta përcaktojnë” nëse nevojiten kompromise apo jo, por shtoi se “dialogu është pikërisht për këtë dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”.

Sorensen zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Kosovë, duke u takuar fillimisht me presidenten Vjosa Osmani, pastaj me kryeministrin Kurti, dhe më pas zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here