Gjatë mëngjesit të së enjtes u bë e ditur se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka dërguar një letrën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin.
Në atë letër, Gërvalla, është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.
Këtë letër e ka cilësuar skandaloze nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se diplomacia nuk është lojë fëmijësh.
Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku, në Facebook.