Skandal! Maqedonia e Veriut përdor liqenin e Ohrit për prodhimin e energjisë elektrike

Në kushtet kur kapacitetet energjetike janë në gjendje të keqe dhe shteti mbetet i varur nga importi i energjisë elektrike, Liqeni i Ohrit vazhdon të përdoret për prodhimin e rrymës.

Për momentin, niveli i liqenit është vetëm shtatë centimetra në lartësinë minimale prej 693.10 metra mbi nivelin e detit dhe është 693.17. Elektranat e Maqedonisë së Veriut thonë për Alsat se ata mbajnë lartësinë e Liqenit të Ohrit në një nivel mesatar në përputhje me lejen e ekonomimizimit me ujërat.

“Në vitin 2023, Liqeni i Ohrit kontribuoi me 3.65% të prodhimit të përgjithshëm vendas të energjisë elektrike të SHA EMV-së. Në vitin 2024, që nga shtatori, Liqeni i Ohrit përbënte 2.86% të prodhimit të përgjithshëm vendas të energjisë elektrike”, thotë nga SHA EMV, Elektranata e Maqedonisë së Veriut.

Ekspertët dhe ambientalistët bëjnë thirrje prej vitesh që liqeni të mos përdoret si akumulim artificial për të përftuar energji elektrike. Ata paralajmërojnë se lëkundjet e vazhdueshme dhe luajtja me nivelin e Liqenit ndikojnë më së shumti në botën e gjallë në të.

“Kur termocentralet nuk funksionojnë, shfrytëzohet maksimalisht hidroenergji e akumuluar dhe kjo është e papranueshme, dhe ne harxhojmë në këtë kohë, dhe prandaj nuk do ta kemi në dimër kur do të kemi nevojë për më shumë energji elektrike. Ky është rezultat i menaxhimit të dobët, kemi vite që flasim për këtë”, tha Konstantin Dimitrov -Profesor Universitar.

“Prioriteti i parë është përdorimi i ujërave për ujitje, pije dhe për nevojat e ekonomisë dhe prioriteti i katërt është prodhimi i energjisë nga ujërat. Ne duhet të reagojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj kësaj dhe të mbrojmë burimet ujore, sepse siç mund ta shihni, veçanërisht për Liqenin e Ohrit, në aspektin e turizmit, ne nuk duhet të lejojmë asnjë luhatje të burimeve ujore të Liqenit të Ohrit”, tha Vangel Fushtiq-Profesor.

“Ne nuk e kemi diskutuar ende për Liqenin e Ohrit, por me EMV do të shohim hidropotencialin dhe sa rezerva ka, mendoj se janë rreth 28%. Por keni të drejtë, do të mbahet llogari”, tha Sonja Bozhinovska, ministre e Energjetikës.

EMV siguron se ata kanë marrë parasysh lartësinë minimale të Liqenit prej 693.10, e cila siguron një minimum biologjik dhe se nën atë lartësi niveli i liqenit nuk do të bjerë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here