Shtëpia e Bardhë: Trump mund ta braktisë samitin, nëse Putin s’është serioz

“Të gjitha opsionet mbeten të hapura” për sa i përket samitit ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaskë përfshirë edhe mundësinë që Trump të braktisë takimin nëse mendon se Putini nuk ka qëllim serioz për të arritur një marrëveshje.

Kështu ka deklaruar për CNN një zyrtar amerikan, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë është “me kujdes optimiste” në lidhje me takimin, dhe duke theksuar se Trump e konsideron të nevojshme një takim ballë për ballë me Putinin për të kuptuar qëndrimin e tij mbi një armëpushim.

Dje, vetë Trump kishte lënë të kuptohej se takimi mund të mos shkojë mirë:

“Do të zbulojmë se cili është pozicioni i të gjithëve dhe do ta kuptoj brenda dy, tre, katër ose pesë minutash. Zakonisht arrijmë të kuptojmë nëse do të jetë një takim pozitiv apo negativ dhe, nëse do të jetë negativ, do të mbarojë shumë shpejt. Ndërsa, nëse do të jetë pozitiv, do të arrijmë paqen në një të ardhme mjaft të afërt”, deklaroi presidenti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME