Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Izraeli ka nisur operacion të plotë invazues në Rafah.Kështu u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Në një konferencë, Kirby tha se pamjet që u panë në sulmin e fundit ishin të tmerrshme dhe se asnjë jetë e pafajshme nuk duhet humbur si pasojë e këtij konflikti, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Departamenti i Shtetit tha se po i përcjell nga afër të gjitha zhvillimet.
I pyetur nëse sulmi në Rafah i kaloi limitet që përcaktoi presidenti Biden, Kirby tha: asnjë politikë nuk ka ndryshuar. Nuk përkrahim dhe s’do të përkrahim operacion madhor në Rafah”.
Izraeli në anën tjetër u shpreh se sulmi në Rafah rezultoi me vrasjen e dy liderëve të grupit të Hamasit, teksa insiston se nuk do të jetë në gjendje të arrijë fitore të plotë pa e marrë edhe Rafahun.
Izraeli lëshoi një sulm raketash mbi Gaza, si përgjigje ndaj sulmit që Hamasi i bëri shtetit izraelit në tetor të vitit të kaluar.
Që nga ajo kohë, të paktën 36 mijë persona janë vrarë në Gaza.