Shpërthimi i fuqishëm në gypin kryesor të Ibër-Lepencit, gazetari i ATV-së tregon detajet e fundit nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në gypin kryesor të kanalit të Ibër-Lepencit, në një zonë pranë Zubin Potokut.

Gazetari i ATV-së, Armand Hoti, drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes raporton se ky shpërthim, ka prekur furnizimin me ujë në zonat veriore, Mitrovicë, Vushtrri dhe deri te Korporata Energjetike e Kosovës.

“Pak kilometra larg në Zubin Potok ka ndodhur një shpërthim në gypin kryesor të Ibër-Lepencit. Si pasojë, furnizimi me ujë është ndërprerë në disa zona, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë dhe madje edhe KEK-un. Nga këtu, mund të konfirmoj se njësi të shumta policore janë të pranishme, ndërsa rrjedhja e ujit nga zona e shpërthimit është e pakontrolluar dhe po shkakton dëme të mëtejshme,” raportoi Hoti.

Në vendin e ngjarjes ndodhen gjithashtu ekipe të Ndërmarrjes Publike Ibër-Lepenc, të cilat po përpiqen të ndalojnë qarkullimin e ujit dhe të shmangin dëmet e mëdha që mund të shkaktohen.

Autoritetet janë në terren dhe po zhvillojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Për momentin, nuk ka raportime për viktima, por situata mbetet shqetësuese për banorët dhe institucionet që varen nga furnizimi me ujë nga ky kanal.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here