Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Long Island, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë katër persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një shofer në gjendje të dehur dhe me shpejtësi marramendëse është përplasur me një dyqan, duke vrarë një oficere policie jashtë detyrës dhe 3 persona të tjerë.
Gjithashtu sipas informacioneve, nëntë persona kanë mbetur të plagosur.Automjeti drejtuar nga shoferi i dehur, Steven Swaley, pasi ka kaluar një bordurë, ka fluturuar në ajër, duke u përplasur më pas në dyqanin Hawaii Nail & Spa në Deer Park.
Siç raporton nypost, incidenti vrau oficeren jashtë detyrës, Emilia Rennhack, 31 vjeç dhe tre gra të tjera, të moshave 37, 40 dhe 41 vjeç.Ndërsa një vajzë 12-vjeçare ishte mes të plagosurve.