18 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Shkruan ish-cimeri i Thaçit: Atëherë Hashim Thaçi kishe vetëm një ëndërr

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zekaj, ka bërë me dije se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, e ka pasur shok dhome gjatë studimeve.

Duke komentuar seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ai ka kujtuar ditët studentore me ish-kryeministrin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zeka ka shkruar se në atë kohë Thaçi kishte vetëm, një ëndërr.

“Ti cimeri im bëre atë që nuk e bënë qindravjeçarët. Ti, shoku im, Hashim Thaçi atëherë kishe vetëm një ëndërr… Kur të njoha ishim në vitet e hershme studentore. Qemë fare të rinj dhe ëndërrimtarë… Ëndrra jonë mori përmasa reale, ngase rritej pjekuria krahas rritjes së represionit jugosllav mbi qenien tonë. Përshkallëzimin e shtypjes nuk e zmbrapsën protestat me mjete paqësore… Realiteti hynte në ciklin më të vrazhdë të dhunës; atëbotë shoku im hyri në shtegun e ngushtë e të zjarrtë: përballjen me Serbinë, me makinerinë e saj vrastare, deri te akti heroik i tytës me tytë! Dikush kishte ëndrra tjera… Mësymjen e këtij djaloshi, me shokë të ngjizjes së atillë, me tytën e drejtuar Serbisë gjakatare, po ashtu, dikush do ta konsideronte “aventurë” të rrezikshme dhe fatale!”, ka shkruar Zekaj.

Sipas tij, në atë kohë Thaci kishte ëndërruar e bashkimit të Shqipërisë.

“Mirëpo, miku im i viteve të 90-ta ishte i ri dhe, ëndrrat e trimërisë ia kishin flakur frikën. Ishim të ri dhe e përzumë frikën prej shpirtit tonë. Ëndrrat tona në Universitetin e Prishtinës kishin marr kahe drejt çlirimit të Kosovës. Ti, shoku im, Hashim Thaçi atëherë kishe vetëm një ëndërr: Shqipëria e bashkuar! Ëndrra jote ishe ëndërr e thyerjes së zgjedhës, ëndërr e përzënies së regjimit të egër serb; ëndërr e shporrjes njëherë e përgjithmonë të atij regjimi të urryer antinjerëzor dhe antishqiptar”, ka shkruar Zeka.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here