Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e papunësisë në Kosovë është 10.6 %.
“Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë (1 180 450) janë popullsi në moshë pune (21 665 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).
Persona aktiv ishin 483 259 (15 093 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona joaktiv ishin 697 191 (36 758 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).
Persona të punësuar ishin 432 040 (14 567 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona të papunësuar ishin 51 219 (526 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).
Indikatorët kryesorë të tregut të punës TM3 2023 / TM3 2022 Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 53.9% (3.1% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).”, thuhet në raport.
Kurse përqindja e femrave të punësuara ishte 20.2% (1.1% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Shkalla e punësimit ishte 36.6 % (1.9% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).
Shkalla e papunësisë ishte 10.6% ((-0.2%) më e ulët sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e lartë për 1.6% sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (59.1 %) më e ulët (-2.0%), krahasuar me në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar me 75.2 %, krahasuar me meshkujt, 42.0 %.
Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 19.9%, ndërtimtaria 12.6%, arsimin me 10.0%, prodhimi me 9.1%, administrata publike dhe mbrojtja me 8.2%, etj.
Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit, dhe kujdesit shëndetësor, me 55.1% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, prodhimit, administratë publike dhe mbrojta, aktivitete akomodimi dhe shërbimesh, me 62.4% Të punësuarit sipas gjinisë dhe aktiviteteve ekonomike në TM3 2023, mosha 15+ Ky publikim ofron të dhëna statistikore për treguesit e tregut të punës bazuar në Anketën e Fuqisë Punëtore.
Për realizimin e AFP-së, TM3 2023, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.