Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter goditi Tibetin mëngjesin e së martës, duke shkaktuar kaos dhe frikë në popullatë.
Sipas informacioneve fillestare, më shumë se 50 persona kanë humbur jetën, por dyshohet se numri i viktimave mund të rritet ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë.
Pamjet shqetësuese që tregojnë pasojat e tërmetit dhe momentet kur tërmeti goditi qytetin e shenjtë tibetian Shigatse po shpërndahen në rrjetet sociale.
#Tibet Özerk Cumhuriyetinde 6.8 şiddetinde #deprem meydana geldiği bildirildi. pic.twitter.com/4smynMsK5i
— Muslim Port (@muslimportcom) January 7, 2025
Një nga kamerat e vendosura në rrethrrotullimin e frekuentuar ka regjistruar njerëz që iknin në panik, ndërsa struktura e betonit në qendër të rrethrrotullimit po binte. Drejtuesit e mjeteve u përpoqën të shmangnin mbeturinat ndërsa toka dhe ndërtesat u tundën.
Tërmeti është regjistruar në orën 09:00 me orën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Mediat shtetërore kineze raportojnë se fuqia e tërmetit ishte pak më e ulët, rreth 6.8 gradë, por pasojat janë ende të mëdha – mbi 1000 shtëpi u dëmtuan.
Lëkundjet u ndjenë edhe në vendet fqinje, si Nepal dhe pjesë të Indisë, gjë që tregon më tej fuqinë e kësaj ngjarjeje shkatërruese.
Detaje të reja po dalin dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve.