7.7 C
Pristina
E premte, 13 Shkurt, 2026

SHBA do sulmojë Iranin? Trump dërgon aeroplanmbajtësen më të madhe në botë në rajon

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë është urdhëruar të largohet nga Deti i Karaibeve për në Lindjen e Mesme. Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare duke cituar një burim që ka njohuri me planet, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump po shqyrton veprimet ushtarake kundër Iranit.

Lëvizja e USS Gerald R. Ford, e raportuar për herë të parë nga NewYork Times, do ta çojë numrin e transportuesve të avionëve në rajon në dy, ndërsa Trump rrit presionin mbi Teheranin për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe shkatërruesit e saj me raketa të telekomanduara mbërritën në Lindjen e Mesme më shumë se dy javë më parë. Vetë presidenti amerikan kishte ripostuar në rrjetin e tij social artikullin e titulluar “Truth” të Wall Street Journal , i cili deklaronte se SHBA-të po përgatiteshin të dërgonin një aeroplanmbajtëse të dytë në Lindjen e Mesme pas USS Abraham Lincoln, përcjell A2 CNN. Artikulli citonte tre zyrtarë amerikanë të informuar mbi dosjen, të cilët shpjeguan se do të duheshin rreth dy javë që Trump të jepte dritën jeshile.

Vendosja e planifikuar e anijes luftarake USS Gerald R. Ford në Lindjen e Mesme vjen pasi Trump, vetëm disa ditë më parë, la të kuptohej se një raund tjetër bisedimesh me Iranin ishte i afërt. Këto negociata dështuan të materializoheshin, pasi një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë së Teheranit vizitoi Omanin dhe Katarin këtë javë dhe shkëmbeu mesazhe me ndërmjetës amerikanë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME