Shahini: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët duhet të votojnë për zgjidhjen më të mirë ekonomike, jo për lider

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për hulumtimin e Institut Ndërkombëtar Republikan i cili ka nxjerr të dhëna se brengat kryesore të kosovarëve janë ekonomia, papunësia, kosto e lartë e jetesës, çmimet e larta dhe korrupsioni.

Sipas këtij hulumtimi për 29% e kosovarëve brengë kryesore është ekonomia dhe papunësia e lartë ndërsa për 28% problem kryesor mbetet kosto e jetesës dhe çmimet e larta.

Po sipas këtij hulumtimi vetëm për 2% e kosovarëve brengë kryesore mbeten problemet politike.

Kjo sipas Agim Shahinit, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve tregon për gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën gjendet qytetarët tanë dhe poashtu tregon se qeveria aktuale nuk është marr fare me problemet ekonomike të tyre.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here