Sërish AAB! I pari në rangimin sipas Google Scholar nga të gjitha institucionet jopublike shqiptare të arsimit të lartë

Nga rreth 5 mijë universitete të botës, të përfshira në rangimin #TransparentRanking, që mbështetet në të dhënat e Google Scholar, Kolegji AAB mbetet sërish i vetmi institucion jopublik nga Kosova që përfshihet në këtë listë.

Me rreth 200 pozita më lart krahasuar me edicionin e kaluar, Kolegji AAB në edicionin e janarit 2020 të publikuar sot, bashkë me Universitetin e Prishtinës, i cili rangohet në pozitën 1964, vazhdojnë të mbeten dy institucionet e vetme që përfshihen në këtë rangim, duke arritur edhe ngritje domethënëse.

Nga ana tjetër AAB edhe në këtë edicion mbetet institucioni i vetëm jopublik në trevat shqiptare që arrin të përfshihet në listimin e top 5000 universiteteve botërore.

Kolegji AAB vazhdon të jetë i përkushtuar në zhvillimin e mëtejmë të komponentës së kërkimit shkencor, duke mbështetur dhe përkrahur projektet dhe hulumtimet e stafit akademik dhe të studentëve. Këtë e dëshmon edhe Revista Ndërkombëtare Shkencore “Thesis”, e cila botohet nga AAB, e që tashmë është indeksuar në rreth 50 plaforma shkencore, duke përfshirë: DOAJ, Hrcak, Base Bielefeld, MIAR, Worldcat, etj..

Transparent Ranking, siç quhet lista e top universiteteve nga citimet në Google Scholar, publikohet nga Këshilli i lartë për kërkime shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrix LAB.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights