Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr ndalesën për mallrat serbe në pikëkalimin kufitar kryesor në Merdare.
Vuçeviq që po qëndron në vizitë zyrtare të Maqedoni të Veriut, i tha RTS-së se ky vendim erdhi si pasojë e përpjekjeve gjermane.
“Gjëja më e rëndësishme tani është që serbët mund të pranojnë me rregull furnizimet ushqimore dhe ilaçet… Është përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila e ka vënë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë gati për marrëveshje, nuk mendojmë që kompromiset janë të këqija, sidomos nëse krijojnë kushte më të mira për serbët në Kosovë”, ka thënë Vuçeviq, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.