SBASHK-u e paralajmëron Qeverinë e MASHT-in: Së shpejti do të përballeni me protesta e greva

Mos plotësimi i kërkesave nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit do të detyrohet së shpejti të protestojë e të mbajë grevë.

 

Këto veprime sindikale i ka paralajmëruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

 

Jasharaj thotë se ka dy vite që ministrja Nagavci po i injoron mësimdhënësit në kërkesat e tyre.

 

“S’kemi asnjë sinjal për kërkesat tona nga ministrja Nagavci që dy vite vetëm na injoron”, thotë Jasharaj.Ai ka bërë të ditur se çfarë do të veprojnë për ta kundërshtuar qasjen e Qeverisë dhe MASHT-it.

 

“Jemi duke biseduar me anëtarësinë, çka nëse vazhdohet me qasjen e gabuar të Qeverisë e Nagavcit. Komisioni do të vendos dhe nëse vazhdohet kështu do të ketë veprime sindikale, do të kemi fillimisht protestë e nëse nuk ka rezultat pozitiv, do të vazhdojmë me greva”, deklaroi Jasharaj.

 

Me rritjen e pagës nga janari për 55 euro nuk janë ndarë të kënaqur mësimdhënësit, thotë kreu i SBASHK-ut.

 

Sipas Jasharajt, rritja e pagave është dashur të rritët nga muaji nëntor, jo nga janari dhe me një shumë tjetër.

 

“Deklarimi për rritjen e pagave e ka shtuar edhe më shumë pakënaqësinë tek anëtarësia. I tërë sektori publik është tepër i pakënaqur. Është dashur tani ti rrisin pagat e jo nga janari dhe jo aq pakë”, shprehet Jasharaj.

 

Tutje, kreu i SBASHK-ut vlerëson se premtimi i rritjes së pagës nga Qeveria nuk është i bazuar në ligj.

 

“Ngritja ironike 55 euro në janar është e pamundur se Murati ka të drejtë me ligj të lëviz me vlerën e koeficientit por me vetë koeficient as ai as Kurti s’kanë të drejtë”, përfundoi Jasharaj për “Front Online”.

 

Tash e sa kohë kërkesat e parealizuara nga Qeveria për SBASHK-un janë Ligji i Pagave e vlera e koeficientit dhe pakënaqësia me ndryshimin e skemës pensionale.

 

Greva e fundit e mësimdhënësve është mbajt në fillim të vitit shkollor 2022-2023 ku zgjati 1 muaj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here