Rusia shkel armëpushimin; udhëheqësit autoritar botërorë mblidhen në Moskë për Ditën e Fitores

Guvernatori i rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës thotë se Rusia ka goditur tetë fshatra ukrainase gjatë një armëpushimi të supozuar.Ivan Fedorov tha në Telegram se vendbanimet u goditën nga 150 dronë dhe 70 predha artilerie.

Një armëpushim i shpallur nga Vladimir Putin hyri në fuqi në orët e para të së enjtes.

Ai ka thënë se do të zgjasë tre ditë, ndërsa do të mbahen festimet e Ditës së Fitores.Dje, Ukraina akuzoi Rusinë për shkelje të armëpushimit të saj më shumë se 700 herë në 12 orët e para.

Ndërkohë në Moskë mbahet parada e Ditës së Fitores ku pritet të marrin pjesë udhëheqës botëror përfshirë edhe disa liderë nga Ballkani.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here